TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2024, 22:59

Bardhi pasuesi i Sali Berishës në krye të PD-së? Agron Gjekmarkaj zbulon prapaskenat!

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi pasuesi i Sali Berishës në krye të PD-së? Agron

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka zbuluar detaje lidhur me zhvillimet e fundit në kampin opozitar.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Gjekmarkaj u pyet nëse mendon se do të jetë Gazment Bardhi pasues i Sali Berishës. Ndërkohë, Gjekmarkaj u përgjigj se nuk është etike, të flitet për një lider të ri, ndërkohë që janë bashkuar rreth liderit të vjetër.

Ai tha gjithashtu se Bardhi ka treguar rritje të vazhdueshme politike dhe është duke çuar partinë drejt stabilizimit.

Nuk është etike, kur ne e kemi liderin dhe e kemi në arrest shtëpie. Ky aksion filloi nga grupi që asokohe konsiderohej grupi i Gazment Bardhit, grup i ndërmjetëm. Nuk ishte i lehtë të ndërmerrej e as të udhëhiqej. Zoti Bardhi ka një merit jo të vogël, por meritë kanë edhe të tjerët, si zoti Salianji.

Unë nuk mund të krenohem sepse nuk kam qenë zë i protestës, megjithëse e kam mbështetur mediatikisht, por psikologjikisht unë nuk jam personi që mund ta bëj, në këtë aspekt ndihem pak inferior ndaj kolegëve.

Bardhi po e çon drejt stabilizimit dhe drejt dialogut politik, kjo tregon për një rritje të vazhdueshme. Përderisa zoti Berisha ja beson, ja njeh këtë statur dhe ndryshe ajo që mua më ka bërë përshtypje, ishte se në fushatën e 2021, zoti Basha nuk i rriste kurrë vartësit e tij”, tha Agron Gjekmarkaj.

gjekmarkaj

Lini një Përgjigje