
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se protestat e opozitës në Parlament do të përfundojnë pasi shkaku për të cilën nisën tanimë kanë rënë.
I ftuar në emisionin “Open” në News 24, Bardhi deklaroi se është i gatshëm të dialogojë në institucione, teksa theksoi se këtë arritje të opozitës nuk e quan as fitore dhe as humbje.
“Kjo i shërben funksionimit normal të Kuvendit. Ne kemi shpallur një motiv për të cilin kemi hyrë në këtë aksion në këtë Kuvend. Sigurisht, Kuvendi ka deputetë me vota të vjedhura, ky është diskutim tjetër. Ne kemi marrë një vendim për të mos lejuar normalitet në Kuvend bazuar në një vendim të mazhorancës për ato tre çështje që përmenda sa kohë na u rrëzua komisioni i Shëndetësisë dhe TIMS-t dhe nuk na lejohet të përfaqësohemi në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
E kam bërë të qartë edhe në përgjigje të apelit ndërkombëtar, që nxiste dialogun politik, që po jam i gatshëm të ulem për të dialoguar në institucione. Ne po heqim dorë nga protesta në Parlament, sepse shkaku po bie. Pra janë 3 vendime të 12 tetorit. Nuk e quaj as fitore dhe as humbje”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje