TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2024, 21:59

Negociatat me PS-në, Agron Gjekmarkaj zbulon se çfarë i kërkuan mazhorancës në tavolinë!

Shkruar nga Pamfleti

Negociatat me PS-në, Agron Gjekmarkaj zbulon se çfarë i

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka zbuluar kërkesat kryesore që i kanë paraqitur mazhorancës gjatë takimeve që kanë pasur.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Gjekmarkaj tha se edhe pse së fundmi po përmendet fakti se opozita ka kërkuar ngritjen e 8 komisioneve hetimore, të cilat janë rrëzuar më herët nga mazhoranca, kërkesa ka qenë që komisionet hetimore të funksionojnë.

Ai shtoi se për momentin edhe nga pikëpamja fizike është e pamundur që të ngrihen 8 komisione, pasi duhen më tepër deputetë, ndaj është mirë të fillojnë me dy më të rëndësishmit.

Ekspertët e Partisë Demokratike, po punojnë për platformën me të cilën ata do të shfaqen nëse do u jepet mundësia që të jenë pjesë e komisioneve, apo nën komisioneve që do të realizojë reformën zgjedhore në Shqipëri.

Nëse kjo nuk ndodh, pra ne nuk e kemi mundësinë të futemi e të përfaqësohemi, të kemi të drejtën për të qenë konsensual, apo të kemi të drejtën e vetos, një projekt i tillë do i prezantohet shoqërisë në mënyrë mediatike dhe në forma të komunikimit publik nëpërmjet mitingjeve apo formave të ndryshme që njeh politika.

Për çështjen e draftit, qëndrimet në dijeninë time të paktën deri sot paradite ishin gati konvergimit. Po bisedohet për çështjen e nën komisionit të reformës zgjedhore. Në dijeninë time këtu ka ngecur çështja e formulimit. Ne këto komisione hetimore kemi kërkuar, pavarësisht se tani po luhet me fjalën 8.

Ne këto kemi kërkuar që në kohën e Lulzim Bashës, por i kemi humbur edhe vetë, sepse ishim të zënë me njëri-tjetrin. Të realizosh 8 komisione sot është e pamundur edhe nga pikëpamja fizike, sepse duhen më shumë deputetë, por ne le ta fillojmë njëherë me dy”, tha Gjekmarkaj.

Lini një Përgjigje