TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2024, 22:31

Komision për të kontrolluar SPAK-un? Bardhi tregon qëndrimin e opozitës!

Shkruar nga Pamfleti

Komision për të kontrolluar SPAK-un? Bardhi tregon qëndrimin e

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se normaliteti në Parlament kthehet kur të përmbushen kërkesat e opozitës.

“Jam kujdesur të tregoj që nuk ka një dakordësi të përfunduar. Unë rikonfirmova vullnetin tonë për t’i qëndruar asaj dakordësie. Kam thënë që ditën që përmbushen tre kërkesat, do të rikthehet normaliteti në Parlament”, tha ai për emisionin “Open” në News 24!

I pyetur nëse do të bashkëpunohet edhe për një nën komision që përfshin reformën në drejtësi, Bardhi tha shkurtimisht: “Jo!”, duke shtuar se nuk do të bashkëpunojë për asnjë nismë që prek ligjet e reformës në drejtësi.

bardhi

Lini një Përgjigje