TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2024, 11:47

Bardhi dërgoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, ironizon Basha: Skema boshe

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi dërgoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, ironizon

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka dalë kundër Gazment Bardhit, i cili sot do të dorëzojë sërish në Gjykatë Kushtetuese padinë për mandatin e Olta Xhaçkës.

Në një konferencë me gazetarët, Basha tha se Gjykata Kushtetuese ka folur njëherë për mandatin e Olta Xhaçkës dhe mbi vendimet e saj nuk mund të jetë askush.

Sipas tij, veprimi i Gazment Bardhit është një akt i papërgjegjshëm politik, pasi Gjykata Kushtetuese do të ketë të njëjtin qëndrim.

“As nuk kemi ndaluar as nuk kemi lejuar askënd. Është bindja totale e PD se kthimi në GJK është një tjetër lehtësim që i bëhet Edi Ramës në një akt të paprecedent në 34 vite. GJK ka folur, kur GJK flet parlamenti bindet.

Hierarkia në këtë vend fillon nga GJK, askush nuk është mbi GJK përveç gjykatës evropiane të drejtave të njeriut.

Kur GJK flet të gjithë binden. Me aktin e mos votimit të konfliktit të interesit që çon në humbjen e mandatit të Olta Xhaçkës, Rama ka futur vendin në krizë kushtetuese.

Në vend që kjo të thuhet qartë dhe të kërkohen rrugët politike, të përgjigjes ndaj këtij akti, patinohet kjo, po pastaj ku do ta çosh tek “daja ceni”? Ku do e çosh pastaj? I bëj thirrje mos fusni kokën në rërë si struci, mos bëni për budallenj shqiptarët dhe demokratët, hiqni dorë nga skemat boshe.

Është një akt plaçidimi, qetësimi. Është një akt i papërgjegjshëm politikisht. Këtu ka dy gjëra, e para është rasti konkret i Olta Xhacka Akti i dytë precedenti që ka vendosur Edi Rama, për herë të parë në 34 vite. As në kohën më të nxehtë të krizave politike, nuk ka ndodhur që një instancë tjetër ti thotë jo GJK

Është krizë kushtetuese. Nëse kësaj krize kushtetuese nuk do ti ishte paraprirë me një tjetër paralizë kushtetuese sic ishte zhveshja e presidentit nga kompetencat më 2008, ky është shkak që presidenti të shpërndarje parlamentin. Parlamenti ka kryer një krim kushtetuese”, tha Basha.

basha bardhi daje ceni

Lini një Përgjigje