TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2024, 10:37

Të varfër në ‘1991, akoma më të varfër në ‘2024

Shkruar nga Dritan Haxhiraj

 

Të varfër në ‘1991, akoma më të varfër
Shqipëria e vitit 1991 /

‘Report RAI3’ na tregoi që barkun me bukë e mbushëm sot, por jemi akoma të varfër, tmerrësisht të varfër në civilizim...

Ne shqiptarët nuk kemi probleme vetëm me brezin e varfër dhe mashtrues të 1991.

Ne kemi probleme me disa breza.

Them mashtrues sepse ata e të gjithë ne bashkë falsifikuam historinë, falsifikuam shtetin, i bëmë atë që nuk imagjinohet në kuadrin e “demokracisë“  Made in Albania.

Them të varfër sepse reagimet mbas logjikës kapilare të argumentuar nga grupi i gazetarëve të RAI-të, të dilnin në një konkluzion.

Shqiptarët tjetër gjë thonë dhe tjetër gjë bëjnë.

Ishte një element në retorikën e Report Rai3, ku me fakte nga prokurori  Nicola Gratteri shpjegonte se si një burg te dhuruar nga shteti italian në vitin 2002, ishte zaptuar nga ne shqiptarët.

Bëhet fjalë për burgun e Peqinit.

Dhe fakte të tilla në raportet me dy shtetet ku njëri dhuron dhe tjetri bën sikur nuk e kupton, por e grabit, plaçkit e vazhdon të sillet me arrogancë edhe në orët në vazhdim, tregon se sa te varfër jemi ne edhe mbas 32 vitesh hapje me civilizimin.

Ky ishte një fakt i konfirmuar nga koka e anti-Mafies italiane, po shërbimet e tjera sa dokumente si  ky kanë në dorë?

Me atë që linin të kuptonin një grup gazetaresh trima, të zgjuar dhe mbi të gjitha jo arrogantë, hyn në piedestalin e gazetarisë Perëndimore për të treguar në të vërtet shoqërinë tonë akoma barbare në vjedhje dhe në imoralitet intelektual …

Kjo është Shqipëria që kemi ndërtuar!

Arrogante!

Imorale!

Por reagimi dhe fitorja e Sistemit me Report-RAI nuk përbën lajm.

Skenari dihet, njëra palë shan dhe tregon se televizionet  e palës tjetër nuk kanë treguar apo fshehur lajmin.

Këta tregojnë akoma një histori riciklimi.

Ajo histori është mbyllur këta dorëzojnë çfarë kanë grabitur një nga një.

RAI i bëri shërbim, Italisë.

RAI tregoi kush është civilizimi dhe ku jeton, kaq e thjeshtë është.

RAI na tregoi se ne nuk kemi probleme vetëm me hajdutët 80 vjecarë, 60 vjecarë te kombësisë shqiptare.

Na dha një shans.

Na hapi prapë sytë.

Na hoqi cipën që na ka mbuluar si Elitë.

Na tregoi që barkun me bukë e mbushëm sot, por jemi akoma të varfër, tmerrësisht të varfër në civilizim.

Dhe për atë, Civilizimin e Kulturën duhen dekada./Pamfleti

të varfër në \'1991 të varfër në \'2024

Lini një Përgjigje