TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2024, 07:22

Rama ka të drejtë që tërbohet, ai korruptoi shefin e FBI i bëjnë ‘po*dhë’ ca gazetarë italianë!

Shkruar nga Pamfleti
Rama ka të drejtë që tërbohet, ai korruptoi shefin e FBI i
Rama

Deputeti Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, ka ironizuar Edi Ramën, i cili reagoi me tërbim ndaj reportazhit të emisionit ‘Report’ në RAI3.

Në fund ka shkuar të ngushëllohet tek car.bol , gazetari italian që duam”, shkruan Paloka.

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë si të pavërtetë lajmin e publikuar në median italiane 'La Repubblica' se ai ka pasur një telefonatë 'të tërbuar' me drejtorin e RAI 3 lidhur me emisionin investigativ “Report” transmetuar nga ky ekran.

Kryeministri është shfajësuar në intervistën për ”Top Channel” dhe thotë se ”RAI 3” e ktheu sekretarin e përgjithshëm të kryeministrit, Engjëll Agaçi në një viktimë të një agresioni të pashembullt. ”në di të them që e gjitha është një çmenduri e vërtetë që nuk ka lidhje fare as me arritjen e fakteve, as me respektin në gazetari, për lirinë e informacionit për të drejtën e gjithkujt kur merret nëpër gojë, t’i jepet mundësia edhe atij të japë fjalën e vet, është një skifo”,-tha Rama.

Investigimi i Rai 3 për Olsi Ramën

Në fakt, në investigimin e RAI3 kishte edhe një pohim që prek një nga çështjet më të diskutuara në Shqipëri dhe që ka të bëjë me pikëpyetjet e përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun e drogës. E vërteta për dosjen e laboratorit të Xibrakës është nën hetim nga SPAK, por gazetari Giorgio Molotta na jep një dëshmi tjetër në këtë histori.

Personi i paidentifikuar në dosje, sipas tij, është pikërisht Olsi Rama. Ja çfarë raportoi ai në investigimin që u transmetua në RAITRE.

“Disa hije arrijnë deri tek vëllai i kryeministrit Edi Rama. Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë në 2016-ën që emisioni “Report” i publikon ekskluzivisht më poshtë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë tashmë gjykuar dhe që kanë qenë në prani direkte të Olsi Ramës gjatë disa kontrolleve të policisë.

rama rai 3 olsi rama engjëll agaçi

Lini një Përgjigje