
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi tha se anëtarët e mazhorancës tentuan të pengonin ditën e djeshme punën e komisionit.
Vokshi shtoi se deputetët e PS me urdhër të kryeministrit Edi Rama, për të mbuluar korrupsionin e për të mos bërë transparencë, prej 1 muaji bllokojnë kërkesat për informacion.
Po ashtu, deputetja demokrate denoncoi Plarent Ndrecën se ka fyer dhe intimiduar ekspertët.
“Koncesionet, abuzimet me to kanë sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarë e shqiptarë. Mes dhjetëra bojkoteve, PS dje kishte përgatitur një tjetër plan bllokimi. Që dje hodhi planin 3 javor, pa pasur asnjë justifikim për të bojkotuar mbledhjen. Më pas rrëzuan kërkesat për informacion, të cilat janë hapi i parë për hetimin parlamentar. Ka një muaj që PS, deputetët e saj, me urdhër të Edi Ramës, për të mos bërë transparencë, për të mbuluar korrupsionin, për të mos dalë të emri i Ramës, Beqajt, Manastirliut, kanë vendosure që të bllokojnë kërkesat për informacion. Refuzojnë që të pranojnë të kalojnë për miratim kërkesat”, u shpreh Vokshi në një deklaratë për mediat.
Lini një Përgjigje