
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, ka komentuar hetimin për zv.kryeministren Belinda Balluku.
Kryemadhi ka dalë në mbështetje të saj, duke deklaruar se ajo nuk ka asnjë faj, pasi ai që ka lëvizur gurët për tenderin e tunelit të Llogarasë, është Edi Rama.
Sipas saj, Balluku është “bobe” dhe nuk e vret fare mendjen për Edi Ramën.
“Zonja Balluku e ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është. Nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë. Nga mesazhet doli që i ka që e ka bërë tenderin në rregull, por e ka ndryshuar me urdhër nga lart dhe e ka zbatuar urdhin e “palloshit të gjatë”.
I ka qëndruar besnike Ramës. Rama në kalë, unë në kalë, Rama në tokë, unë në tokë. Mënyra për ta anuluar tenderin është ndërhyrje që i është kërkuar Ramës”, tha ajo e ftuar në “Kjo Javë”.
C'fare fjalori, "garipe", "bobe", "nuk ja ndjen" "Palloshi i gjate"..Po te mos behej fjale per vjedhje te medha ne kurrizin e shqipetareve, kjo e folur nuk klasifikohet as si pijanecet tek gjelltorja e lagjes..
Këtu duhet junt ushtarake plehra