
Sot është heshtje zgjedhore, ndërsa ditën e nesërme 334.539 mijë votues të pesë bashkive do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. KQZ ka shpërndarë materialet zgjedhore në 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë.
Në garë janë në total 13 kandidatë, ndërsa në të 5 bashkitë zgjedhjet vijnë pas dorëheqjeve të kryebashkiakëve që morën mandatet në zgjedhjet e 2023-it.
Kandidatët e kanë zhvilluar fushatën e tyre pa protagonizëm politik dhe as liderët e partive të mëdha, Rama e Berisha nuk janë shfaqur në asnjë miting apo takim elektoral.
Për mbarëvajtjen e procesit të votimit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash. Në 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet, Policia ka marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe ditën e shtunë do të marrë në ruajtje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi.
Në total, janë 612 punonjës policie që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve.
Votuesit sipas Bashkive:
Bashkia Votues
Vlorë 171 895
Berat 82 161
Cërrik 38 724
Mat 29 092
Tepelenë 12 667
Gjithsej 334,539
Lini një Përgjigje