TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Gusht 2023, 14:33

Balla shfrytëzon për propagandë edhe rastin e policit të plagosur në Himarë: Autori do marrë dënim ekzemplar

Shkruar nga Pamfleti
Balla shfrytëzon për propagandë edhe rastin e policit të
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla teksa nuk lë aksion të Policisë pas komentuar, edhe sot ka bërë detyrën.

Ai ka vizituar policin e plagosur Redin Çaushaj, i cili mbeti i plagosur me thikë në Himarë, pasi u fut për të shuar një sherr.

Balla tha se autori duhet të marrë një dënim ekzemplar pasi kushdo që ngre dorën mbi efektivët e policisë, ka ngritur dorën ndaj shtetit.

‘E ka kaluar rrezikun për jetën iu nënshtrua një operacioni që zgjati për disa orë që nga ora 1 e mëngjesit dhe deri në orën 8. Duhet të jetë e prerë kushdo që do të ngrejë dorë kundër një punonjësi policie të mos i bindet urdhrit të një punonjësi policie, reagimi ynë do të jetë shumë i fortë. I kërkoj publikisht që ky rast të hetohet publikisht ndaj personit që tentoi të godasë punonjësin e policisë të ketë një dënim ekzemplar. Kushdo që godet një punonjës policie ka goditur shtetin.’- tha Balla.

Efektivi 25-vjeçar, ishte jashtë shërbimit, por ndërhyri për të parandaluar një konflikt dhe u plagos nga Thodhori Mërkuri, i cili u arrestua nga policia.

 

balla redin Çaushaj

Lini një Përgjigje