TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Gusht 2023, 13:14

Zgjedhja e kandidatit për kryetar bashkie në Kukës, Jorida Tabaku: PD të mendojë për qytetarët, jo për ofiqarët

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhja e kandidatit për kryetar bashkie në Kukës, Jorida
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së PD në Kukës, e cila bën thirrje për një kandidat të së djathtës në zgjedhjet e parakohshme për bashkinë Kukës.

Në një reagim në Facebook, deputetja  thotë se “të kërkosh që opozita të jetë e bashkuar nuk të bën as të shitur dhe as të blerë, por të përgjegjshëm ndaj qytetarëve”.

“Degradimi i qeverisjes lokale sidomos asaj në Kukës është një mundësi reale për një kandidat që përfaqëson më së miri vlerat e së djathtës”, mbyll postimin e saj Jorida Tabaku.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

Partia Demokratike Dega Kukës  është treguar largëpamëse edhe përbashkuese duke kërkuar vetëm një kandidat të së djathtës në zgjedhjet e parakohshme për bashkinë Kukës!

Të kërkosh që opozita të jetë e bashkuar nuk të bën as të shitur dhe as të blerë diku, thjesht tregon përgjegjshmëri politike përballë qytetarëve. Për demokratët ajo do të thotë oferta më e mirë opozitare dhe jo një opozitë me copa!

Që në shtator 2022 kam kërkuar përgjegjshmëri dhe kam diskutuar mundësinë për të menduar për qytetarët dhe jo për ofiqarët. Kjo mund të arrijë vetëm duke qenë një alternativë!

Sot, këtë na e kërkojnë edhe njerëzit! Gabimet e së shkuarës duhet të na bëjnë të mësojmë! Degradimi i qeverisjes lokale sidomos asaj në Kukës është një mundësi reale për një kandidat që përfaqëson më së miri vlerat e së djathtës.

 

jorida tabaku zgjehdjet në kukës tabaku

Lini një Përgjigje