TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2025, 09:55

"Arrestimi i Veliajt i panevojshëm", Rama: Hetimi mund të vijojë në gjendje të lirë! 

Shkruar nga Pamfleti
"Arrestimi i Veliajt i panevojshëm", Rama: Hetimi mund të
Edi Rama

Kryeministri vijoi sot me bashkëbisedimin me komentuesit e rrjeteve sociale. Duke folur për SPAK, Rama u shpreh se arrestimi i Erion Veliajt ishte i panevojshëm, pasi hetimi për kryebashkiakun mund të vijonte në gjendje të lirë.

Ai tha se PS është garante e funksionimit të SPAK,

"Jam kundër ndalimit të kryetarit të bashkisë, i panevojshëm. Por si mund të ndaloj ekzekutimin. Këtë ndalime ka bërë dikush që vjen vërdallë përditë. Një buf kënete që thotë do shkrij SPAK. Do shkrijë Noc Rrokun. Duam një drejtësi europiane. Ku palët janë të garantuara. Prokurori bën detyrën dhe gjykatësi bën arbitrin. Ku i akuzuari prezumohet jo vetëm me fjalë", u shpreh Rama. 

Lini një Përgjigje