TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2025, 08:42

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar, postën e paguan qeveria!

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni

Ditën e djeshme Kuvendi miratoi me 108 vota ndryshimet e radhës në Kodin Zgjedhor. Pas ndryshimeve të një viti më parë ku u vendos që për herë të parë të votojë dhe diaspora, dje u arritur marrëveshje dytë, PS-PD për të kaluar 3 ndryshime: që posta të paguhet nga shteti, vota e emigrantëve të numërohet nga komisionerë politikë dhe afrimin me 10 ditë të afateve zgjedhore.

Lidhur me këto zhvillime të djeshme, Kryeministri Edi Rama e hapi rubrikën tij “Sy m’Sy”,  në rrjetin social “Facebook”, duke iu bërë thirrje emigrantëve që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 Majit, pasi afati i fundit është deri më 4 Mars.

Rama shtoi më tej se shpenzimet për postën e votës do t’i bëjë qeveria shqiptare, për këtë arsye theksoi ai, diaspora nuk duhet të ngurojë të marrë pjesë në këto zgjedhje.

“Tani është përcaktuar qeveria si përgjegjësie për të mbuluar të gjitha shpenzimet me postë. Do të duhet thjesht të shënojnë preferencën të fusin fletën e votimin në zarfin që do të kthehet dhe ta kthejnë mbrapsht me postë. Regjistrohuni se kjo është jo vetëm historike për ata që janë jashtë. Nga ana tjetër 11 maj është vendimtar për Shqipërinë 2030, për procesin e anëtarësimit”, tha Rama.

Lini një Përgjigje