TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2025, 21:34

Arben Ahmetaj zbulon detajet: Rama shkarkoi Ervin Hoxhën për korrupsion

Shkruar nga Pamfleti

Arben Ahmetaj zbulon detajet: Rama shkarkoi Ervin Hoxhën për

Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi mbrëmjen e së hënës se ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, është shkarkuar nga Kryeministri Edi Rama në kohën që drejtonte hetimin tatimor.

Ahmetaj në intervistë për ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, ka bërë të ditur se kur ishte ministër i Financave iu kërkua largimi nga detyra të Ervin Hoxhës, ministrit aktual të Brendshëm.

“Po, po, po ka kërkuar dorëheqjen dhe i kam thënë zoti kryeministër mund të më sjellësh faktet për këtë njeri, kur kërkoi shkarkimin. Në respekt të punonjësve që kanë punuar me mua, se ka punuar me mua. Kam mllef se e kam mbështetur dikur, kam mllef nuk e di pse e kam, por është marrë me motrën time, ai dhe Belinda. E kanë larguar nga puna. Po kjo është histori më vete. Ai dhe Belinda Balluku janë marrë me motrën time dhe e kanë larguar nga puna. Kanë larguar motrën, kunatin, ish-gruaja ime është larguar nga puna, masakruar nga të gjitha anët çdo lloj njeri që medemek ka pas lidhje me mua.

Po mor po, kur unë isha ministër financash është shkarkuar ky (Ervin Hoxha) me urdhër të kryeministrit dhe i kam thënë, a mund të më thuash çfarë ka bërë? Atë e di unë, tha, ai njeri është i korruptuar. Sot e ka ministër të brendshëm. Dhe për turp të tij, do t’i ngelet tërë jetën stampë që është emëruar nga krimi dhe ka bërë atë lloj arrestimi të ndotur në sytë e shqiptarëve, arrestimin e ish-presidentit”, tha Ahmetaj.

 

 

Lini një Përgjigje