TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2025, 19:15

“Basha e Berisha po luajnë, prisni fraksionin në PD”, Arben Meçe: Ja deputetët që humbin në Primare

Shkruar nga Pamfleti

“Basha e Berisha po luajnë, prisni fraksionin në PD”,

Duke komentuar primaret e mundshme në Partinë Demokratike, analisti Arben Meçe, tha se deputetë si Gazment Bardhit nuk do të fitojnë primaret.

Meçe tha se kjo vjen pasi deputetë si Bardhi nuk janë të lidhur me terrenin politik të partisë.

“Gazment Bardhi nuk fiton primaret në Fier. Nuk ka bërë jetë politike. Nuk e njeh partinë në terren. Fiton gjithmonë ai pranë klanit. Pse duhet të futeshin në primare krytarët e partisë. Kur u bë kryetar partie mendo ç’përpjekje klanore ka bërë brenda zonës. Nuk i vjen radha Gazit, në këtë listë të terrenit. Kapa Gazin, por mund ti marr të gjithë. Këlliçi mori fshatin 90%, qytetin ku nuk ishte afruar asnjëherë e fitoi tjetri”, tha Meçe në Report tv.

Në vijim ai komentoi edhe lëvizjen e Lulzim Bashës ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar si një lojë vetëm për të legjitimuar këtë të fundit si lider të PD-së.

“Para 3 ditësh, doli zëdhënësja euroatlantike dhe tha nuk do ketë parti të re. Basha do pres vulën. Në këto dy vjet PD me Berishën është bërë parti moderne. Ndryshimet janë të dukshme. Dhe fluksi i gjyqtarëve po shkon nga PD. Po integrohet në strukturat euroatlantike ndërkombëtare. Përfshin gati 90% të botës dhe bëri një rezolutë sa i takon PD-së. Po kërkon tani në Tiranë të dërgojë një komision fakt mbledhës.

Është bërë shumë qesharake. Dy vjet përpara qëndrimi im ka qenë  i prerë se lëvizja e Bashës është akt i dirigjuar nga Berisha për të aporvuar atë si lider. Kur të vijë fushata, mund të futet edhe fraksion në PD. Pse duhet Basha të rrijë larg PD-së? Ata tregues politike që e ndanin janë zhdukur. Tashmë pritet fraksioni dhe të kemi bashkimin e PD-së. Gjithë struktura drejtuese e PD është ajo që ka qenë por nuk ishte de jure Berisha drejtues. Gjithë lëvizja u bë që Berisha të merrte drejtimin faktik. Rrugë e gjatë shumë”, tha Meçe.

 

Lini një Përgjigje