TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2025, 16:48

Rama tallet me “vdekjen” e Bashës: Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen

Shkruar nga Pamfleti

Rama tallet me “vdekjen” e Bashës: Mos e prish gjumin për

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën, lidhur me një reagim që bëri ky mbi një postim në rrjetet sociale ku aludohej se ish-kreu i PD ishte ndarë nga jeta.

Duke e ditur se sa fake news ka në vend, në asnjë media nuk u hodh një lajm i tillë. Por Basha ka vendosur të reagojë.

"Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik. Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Unë dhe ju nuk do t'i lejojmë", shkruan ai.

Por Rama ka shpërndarë postimin e tij, duke e ironizuar keq. “Mos e prish gjumin për kaq gjë ty të marrin të keqen”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje