
Bazuar në përgjigjen e Kuvendit rezulton se deputetët e PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat në 8 raste me socialistët. Më konkretisht votat janë bashkuar për të miratuar programin politik të qeverisë në 16 shtator 2021 si edhe për votimin dhe miratimin e buxheteve nga viti 2021 deri në 2025.
Në 11 maj mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe një nga pikat ku palët mund të përfshihen në debate dhe përplasje janë ndarja e komisionerëve dhe numëruesve. Në bazë të Kodit Zgjedhor komisionerë i takojnë mazhorancës dhe opozitës, por një shkresë e Kuvendit drejtuar KQZ-së trajton si mazhorancë vetëm socialistët, ndërsa të gjithë të tjerët përfshihen në opozitë. Kjo do të thotë se në opozitë rreshtohen edhe socialdemokratët e Tom Doshit dhe PDIU e Shpëtim Idrizit, përveç Partisë së Lirisë, Republikanëve, LZHK-së.
Demokratët kundërshtuan shkresën e firmosur nga Elisa Spiropali, ndërsa KQZ iu drejtua Kuvendit me një shkresë zyrtare ku kërkonte informacion lidhur me qëndrimin që kanë mbajtur deputetët e PSD dhe PDIU në raport me Qeverinë.
Dhe bazuar në përgjigjen e Kuvendit rezulton se deputetët e PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat në 8 raste me socialistët. Më konkretisht votat janë bashkuar për të miratuar programin politik të qeverisë në 16 shtator 2021 si edhe për votimin dhe miratimin e buxheteve nga viti 2021 deri në 2025.
Në këtë mënyrë, ndarja e komisionerëve nga KQZ pritet të jetë: PS do të ndajë komisionerët me PSD e Tom Doshit, ndërsa demokratët e Sali Berishës me PL (ish-LSI) dhe PDIU.
Sipas Kodit Zgjedhor, komisionerët si në komisionet e votimit si në grupet e numërimit ndahen mes partive parlamentare, ku dy partitë më të mëdha, njëra në Qeveri dhe tjetra në opozitë, marrin numrin më të lartë të përfaqësuesve.
Referuar kësaj, socialistët tentuan që të mbajnë nën kontroll të plotë komisionerët, qoftë në komisionet e qendrave të votimit ashtu edhe në grupet e numërimit, duke etiketuar si opozitë të gjitha partitë që janë në Kuvend, përveç socialistëve. Kjo do të thoshte se PSD, PDIU dhe PL do t’I merrnin komisionerë PD, ose më saktë demokratët e Berishës në Komisionet e Numërimit do të kishin vetëm 1 anëtar, ndërsa tjetri do të ndahej mes partive të vogla që rreshtoheshin si opozitare. /Pamfleti/
Lini një Përgjigje