TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2025, 13:25

Edi Paloka: Non-grata e Berishës është fshirë, së shpejti bëhet zyrtare!

Shkruar nga Pamfleti

Edi Paloka: Non-grata e Berishës është fshirë, së

Deputeti demokrat ka deklaruar se opozita nuk do të bojkotojë më zgjedhjet dhe se në garë hyn për të fituar.

Në një intervistë "Panorama", Edi Paloka flet edhe për çështjen e “non-grata” të Sali Berishës duke pohuar se praktikisht është fshirë dhe është vetëm çështje kohe sa kjo të bëhet zyrtare.

Çfarë përpjekjesh po bën PD-ja që me rikthimin e Presidentit Donald Trump të heq “non-gratën” ndaj z.Berisha? Me kë po lobojnë demokratët?

Paloka: Sali Berisha nuk zgjodhi rrugën e lobimit, por të drejtësisë për sa i përket “non grata”-s. Fitorja e Presidentit Trump e ka ndryshuar totalisht situatën edhe për sa i përket kësaj çështjeje. Kur Sekretari aktual i Shtetit Marco Rubio ishte senator, ngriti pikërisht çështjen e “non grata”-s në senatin amerikan duke akuzuar hapur administratën e atëhershme se e kishte përdorur politikisht për të goditur liderë të qendrës së djathtë nëpër botë. Në këto kushte besoj është e qartë se “non grata” e Berishës praktikisht është fshirë dhe është vetëm çështje kohe sa kjo të bëhet zyrtare.

Lini një Përgjigje