TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2025, 13:04

Primaret; pesë kryetarë të degëve të PD i dorëzojnë dorëheqjen Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Primaret; pesë kryetarë të degëve të PD i
Sali Berisha

Në Partinë Demokratike ka nisur procesi për zhvillimin e Primareve.

Dita e djeshme ishte dhe afati i fundit i dorëzimit të dorëheqjes nga krerët e degëve nëse do merrnin pjesë në Primare dhe më pas për të kandiduar për deputetë.

Janë pesë kryetarët degës të cilët kanë dorëzuar në PD dorëheqjen, akt që vjen pas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, në lidhje me vendimin e marrë në zbatim të statutit të partisë.

Kryetarët e degëve lajmin për dorëheqjen dhe vendimin për kandidimin për Primaret e kanë dhënë në rrjetet e tyre sociale. Konkretisht ato janë: Arsen Valisi, kreu i degës degës 13 (Kashar); Bledi Himçi, kreu i degës së Elbasanit; Manjola Nikolli, kryetarja e degës së Sarandës; Afrovita Dhimojani, kryetarja e degës së Sarandës dhe Ilir Krosi, kreu i PD-së në Dibër.

Mësohet gjithashtu se janë 9 drejtues që kanë shprehur ambicien për të qenë kandidatë në listat e 11 Majit.

Në ditët në vijim pritet që të publikohet dhe udhëzimi i plotë se si do të zhvillohen primaret, ndërkohë do të ketë edhe një mbledhje të Këshillit Kombëtar për të vendosur nëse drejtuesit politik të qarqeve do të jenë pjesë e garës apo automatikisht kandidatë për deputetë. 

 

sali berisha

Lini një Përgjigje