TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2025, 12:36

Çështja e Salianjit në Gjykatën e Lartë, ish-deputeti hedh akuza: Zgjedhja e relatorëve u bë me urdhër të Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
Çështja e Salianjit në Gjykatën e Lartë, ish-deputeti
Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu lidhur me zgjedhjen e relatorit të çështjes së tij në Gjykatën e Lartë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji e ka cilësuar si “pengmarrje” procesin gjyqësor ndaj tij, ndërsa akuzon se çdo vendim merret me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Ai shprehet se Gjykata e Lartë ka nxjerrë dy trupa e dy relatorë të ndryshëm për rastin e tij.

“Tani, vazhdojnë me shpifësinë e padrejtësisë, duke nxjerrë dy trupa e dy relatorë të ndryshëm për rastin tim, as më pak e as më shumë por në Gjykatën e Lartë!  Është e qartë. Ky nuk është proces, por pengmarrje. Jam i marrë peng nga një organizatë kriminale që interes ka të më mbajë larg zgjedhjeve dhe aktivitetit publik, pasi kam faktuar me qindra herë korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë me krimin ashtu siç dhe i kam mundur në çdo përballje zgjedhore! Qëllimi nuk fshihet më.

Duhet të mbahem në burg, të mos lejohem të merrem me politikë, të bëj fushatë, të kandidoj! Ndryshimi apo manipulumi i shortit bëhet për të vonuar shqyrtimin dhe vendimmarrjen dhe po ashtu për të mbajtur nën presion gjyqtarët duke krijuar dy trupa. Një trupë që do të shqyrtojë çështjen, dhe një si siguresë për nevojën e qeverisë! Kjo është autokracia në veprim, ky është pushteti i sunduesit. Ky është regjimi! Kushdo do mbajë përgjegjësi, dita po vjen”, shkruan Salianji.  

ceshtja e salianjit

Lini një Përgjigje