TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2025, 12:50

Sali Berisha: një mbetje e komunizmit, e ricikluar nga Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha: një mbetje e komunizmit, e ricikluar nga Edi Rama
Sali Berisha dhe Edi Rama /

Në vitin 1990, djallin Sali Berisha e katapultoi kupola e PPSH në krye të PD, si garant i vazhdimësisë për ish-pushtetin komunist; ndërsa në vitet 1997-2005 e ricikloi kupola e pasardhëses PS, nëpërmjet marrëveshjeve personale të bashkë-sundimit…    

Sali Berisha duhej të ishte në burg për shumë krime ekonomike, financiare e anti-shtetërore që në vitin 1997, kur për të mos lëshuar pushtetin e tij personal si sundimtar, çoi shtetin e vendin në një shkatërrim total dhe popullin në luftë civile me afro 3000 të vrarë.

Por ai vazhdon të sundojë në krye të politikës si kryetar i PD, madje de facto, si tutor i krejt politikës shqiptare, me synimin për t’u rikthyer për herë të tretë në pushtet.

Sepse gjatë 28 viteve krime të pandëshkuara pas vitit 1997, terrenin e lirë ia ka krijuar kupola e PS, në bashkëpunim me kupolën e drejtësisë, fatkeqësisht prej 5 vitesh dhe drejtësia e re.

Në çdo seancë parlamentare, mbledhje të PS e takime me militantët, Edi Rama e quante Sali Berishën “jashtëqitje të diktaturës, mbetje të trazicionit, vrasës të shqiptarëve, shef i Sudes e non grata, me të cilin nuk do bashkëpunonte asnjëherë”.

Por në muajin shkurt 2024, Edi Rama në emër të PS, ndryshoi gjuhë, duke mos e quajtur më të tillë Sali Berishën dhe nisi riciklimin e tij me akte konkrete; një ndër to, urdhri te trupa e Gjykatës së Apelit, të lidhur me kupolën e qeverisë, që t’i jepej vula e PD dhe njohja si kryetar.

Ndërsa më pas nisi bashkëpunimin e hapur partiak e parlamentar dhe po vazhdojnë me sajim e votim ligjesh klienteliste për kulla, grabitje të pasurive, bastet online, koncesionin e kanabisit, lirimin e të dënuarve nga SPAK e GJKKO, kodin zgjedhor për monopol politik PS-PD, goditje të medias dhe shkrirje të SPAK-ut dhe së fundi për lirimin kriminelëve para zgjedhjeve.

Por, nga nxjerrja jashtë loje, tashmë, Sali Berisha është partner i Edi Ramës, sepse u rehabilitua nga vetë ai, si fasadë për ta patur drejtues opozite e bashkëpronar ilegal të pushtetit.

Edi Rama, duke përdorur Kuvendin me shkelje të hapur të Kushtetutës, nuk i hoqi Sali Berishës mandatin i deputetit në muajin qershor 2024, megjithëse ishte në arrest shtëpie për korrupsion.

Edi Rama, udhëroi Ëngjëll Agaçin dhe ministrat, që SPAK-ut të mos i jepin dosjet e krimeve ekonomike-financiare të Sali Berishës gjatë pushtetit 2005-2013; madje i bëri mbrojtje të rafinuar, duke mos i anuluar koncesionet dhe i mbajti në aktivitet oligarkët e i ricikloi Ministrin e Financave, Ritvan Bode, me emërim në kupolën e Bankës së Shtetit.

Për dosjen e 21 Janarit, Edi Rama i dërgoi Gjykatës së Strasburgut, mendim të qeverisë e parlamentit, se shteti shqiptar, nuk do paraqitej në procesin që hapën familjarët e 4 viktimave; sepse sipas Bablokut, çështja quhej e mbyllur me hetim e gjykim të drejtë, nga të gjitha shkallët e drejtësisë në Shqipëri, madje prej vitit 2018, Babloku nuk e përmend më as krimin e Gërdecit.

Edi Rama bashkoi votat e PS me PD, për të liruar zyrtarët hajdutë të dënuar nga SPAK e GJKKO, ndërsa me ndikim te segmentet e drejëtësisë, ai e nxori Saliun nga arresti shtëpiak, me justifikimin se është kryetar i opozitës dhe duhet të jetë fizikisht në fushatën zgjedhore.

Në pazar me njeri-tjetrin, Rama e Berisha, krijuan komisionet Xhafaj-Braçe, për shkrirjen e SPAK-ut, marrjen peng të drejtësisë dhe goditjen mediave që denoncojnë aferat e PS-PD.

Kujtojmë, se në vitin 1990, “monstrën” Sali Berisha e katapultoi kupola e PPSH-ës në krye të PD-ës; si garant vazhdimësie për ish-pushtetin komunist; ndërsa në vitet 1997-2005 e ricikloi pasardhësja PS, nëpërmjet marrëveshjeve të kupolës së pasardhëses PS, duke i amnistuar krimet piramidave, vrasjet, sulmin e armatosur më 14 shtator 1998 etj.

Ndërsa tani e ka amnistuar dhe ricikluar Edi Rama, sepse janë bashkë në qëllimin dhe skenarët për të sunduar në politikë./Pamfleti

sali berisha edi rama riciklimi mbetje e komunizmit

Lini një Përgjigje