
PS zgjat deri më 31 dhjetor 2026 afatet e ligjit për investimet strategjike...
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese miratoi zgjatjen e afateve të ligjit për investimet strategjike. Një ligj kontrovers që më shumë i ka shkaktuar dëme vendit sesa ka ndihmuar në thithjen e investimeve.
Ligji duhej të mbyllte efektet në fund të dhjetorit, mirëpo në Kuvend ka shkuar befas një draft nga deputetja socialiste Pranvera Resulaj, ku synohet që të zgjaten efektet deri në 31 dhjetor 2026. Po ashtu ligji ka pësuar dhe disa ndryshime, me qëllim për të justifikuar dhe zgjatjen e efekteve.
“Me anën e këtij ndryshimi synohet: të shtohen përcaktimet e reja sa i përket llojeve të vendimmarrjes së Komitetit të lnvestimeve Strategjike (KIS), të ndryshohet destinacioni i të ardhurave nga aplikimet për status duke kaluar në favor të buxhetit të agjencisë, shtohet nocioni i ndjekjes të projekteve të miratuara sipas planit të veprimit të projekteve të miratuara sipas vendimeve të KIS, ndryshohet dispozita e vënies në dispozicion të bregut te detit, i cili do të miratohet me Vendim të KIS pas vënies në funksion te strukturave turistike, zgjatet afati i paraqitjes se kërkesave nga subjektet investuese te interesuara për përfshirjen ne procedurat për përfitimin e statusit "Investim/ investitor strategjik, procedure e asistuar/e veyante", në zbatim te ligjit nr.55/20 15, "Për investimet strategjike ne Republiken e Shqiperisë", deri më datën 31 dhjetor 2026, si dhe bëhen rregullime në dispozitën kalimtare”, thekson zonja deputete në relacion.
Opozita doli kundër draftit. Deputeti Helidon Bushati, ka shprehur shqetësim se këto ndryshime mund të favorizojnë ndërtimin e kullave për banim, një sektor që nuk prodhon vlera të tjera konkrete për ekonominë, si dhe ka kritikuar se qeveria aktuale ende nuk ka arritur të tërheqë investime të huaja në nivelin e vitit 2012, kur qeveria e mëparshme arriti një performancë më të lartë në këtë fushë.
“Çdo kullë e ngritur në kryeqytet kap vlerën e investimit mbi 50 milionë euro. Ndërtimi është i vetmi sektor që nuk ishte përfshirë në procedurë të asistuar. Pse duhet shteti ti japë ndihmë një personi që do të bëjë një kullë për ta shitur 8-fishin e kostos që ndërton. Nuk prodhon asgjë”, deklaroi Bushati.
Bushati, po ashtu theksoi se kjo qeveri ende nuk ka arritur të thithë investime të huaja në të njëjtin nivel me qeverinë demokratike në 2012-n. “Ende nuk keni arritur të kapni nivelin e 2012-ës”, tha ai.
Pyetja që shtrohet tani është: Kush do të jetë oligarku i radhës që do të shpallet investitor strategjik? A i ka mbetur Ramës ndonjë biznesmen, artist apo politikan pa i dhënë prona shtetërore dhe ofruar benefite. /Pamfleti
Lini një Përgjigje