TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2025, 15:38

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori spanjoll: Vota e diasporës shumë e rëndësishme, t’u jepet mundësia të votojnë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori spanjoll: Vota e diasporës shumë e

Në 11 maj mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ku për herë të parë të drejtën e votës me postë do e kenë edhe shqiptarët që jetojnë në emigracion.

Dhe duket se procesi i regjistrimit të emigrantëve po ndiqen me vëmendje nga diplomatët e akredituar në Tiranë.

Ambasadori spanjoll Alvaro Renedo Zalba, nga Elbasani pohoi sot se e sheh me rëndësi votën e Diasporës, pasi është e drejtë e çdo shtetasi shqiptarë të votojë, pavarësisht se ku ndodhet.

“Unë e shoh shumë të rëndësishme votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare.

Qytetarët që jetojnë jashtë vendit, jashtë Shqipërisë, duhet t’u jepet mundësia të votojnë, siç janë edhe shqiptarët në Spanjë apo në vendet e tjera”, u shpreh diplomati.

Komentin për votën e diasporës ambasadori spanjoll e bëri gjatë një takimi në Universitetin e Elbasanit ku u diskutua për programin e Erasmus +.

Lini një Përgjigje