TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2025, 19:02

Perla nga mbledhja e PS te Njësia 5/ Socialistja bën me ‘dhimbje koke’ Ramën, kërkon ashensor në selinë e partisë

Shkruar nga Pamfleti
Perla nga mbledhja e PS te Njësia 5/ Socialistja bën me ‘dhimbje
Socialistët para takimit

Një debat i pazakontë ka ndodhur në mbledhjen e zhvilluar nga kryeministri Rama me socialistët e Njësisë Numër 5. Sot u prezantua Erion Braçe, por duket se socialistë nuk e kanë hallin te zgjedhjet, por te hallet e veta.

Një ‘veterane’ e pranishme në takim, i ka kërkuar kryebashkiakut Veliaj, të vendoset ashensor në selinë e PS. Kërkesa e çuditshme ka irriturar kryeministrin Rama gjatë mbledhjes së zhvilluar me njësinë numër 5 në kryeqytet. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rama i është drejtuar “veteranes”  se kërkesa të tilla nuk duhej  t'ia kishin bërë Veliajt, dhe se “favoret” apo kërkesat në emër të “veteranëve” duhet të marrin fund.

I kërkoni kryetarit të bashkisë, ashensor. Çfarë lidhje ka kryetari i bashkisë me ashensorin? Duhet ta mbyllim këtë historinë me veteranër. Nëse duam të respektojmë luftën nuk duhet te kërkojmë asgjë për vete. Të gjithë të marrin sipas meritës”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Por, kritikat e kryeministrit kanë bërë që veterania t’i shprehë pakënaqësitë me miqtë e saj pas mbledhjes, duke akuzuar se nuk kanë bërë asgjë për këtë kategori.

Çfarë i kujton se është ai? Një si ne është! Kemi 30 vjet që kemi lënë kockat dhe s’kemi marrë asgjë! Flasin dhe për holokaustin, po nga ana tjetër i përdorin njerëzit”, është shprehur ajo në bisedë me miqtë e saj", mësohet të ketë thënë ajo.

Lini një Përgjigje