TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2025, 17:35

Vijon debati, Demalia sulmon sërish Berishën: Plak i lodhur, dole nga historia si limon i shtrydhur!

Shkruar nga Pamfleti

Vijon debati, Demalia sulmon sërish Berishën: Plak i lodhur, dole nga

Vijon debati mes Ilir Demaliat dhe Sali Berishës. Pas Berishës, media dhe njerëz pranë tij e kanë sulmuar fort publicistin, i cili ka reaguar sërish sot.

Demalia në rrjetet sociale nuk është kursyer ndaj Berishës dhe ata që i shkojnë pas.

Postimi i plotë

Fort i (pa) nderuari doc/prof Sali Berisha!

Duke menduar se mund të denigroni një njeri të lirë.

Pse i gjithë ky mllef? Pse ky shqetësim? Ç’ është ky panik që u ka kapur doktor Berisha? Sa i lodhur jeni. Hiq e vërë maska dje në komunizëm , shoku sekretar i organizatës bazë të partisë. Vër e ndërro maska në gjoja demokracinë që solle ti me soje, soje tipash që t'u bashkuan me bekimin tënd nuk shkon më. Tani je në fund. Retorika të është bërë bajate. Ata që të vijnë rrotull janë një hordhi që të dalin në ëndërr, se cili prej tyre është Bruti. Oh plak i lodhur, ti tani as hijen tënde nuk e tërheq dot...pesha e zullumeve nuk është thjesht non-grata, është diçka tjetër, më e rëndë. Dole nga historia si limon i shtrydhur. Liria është atributi i atyre që ushqehen dhe besojnë te liria. Ti nuk je dhe nuk ke qenë kurrë i tillë. Je thjesht produkt dhe vegël e autoritarizmit. Fryma Otomane brenda teje të ka krijuar natën e  aluçinacioneve, ashtu si Macbethit. Më dhimbsesh o i mjerë. Si u katandise. Pas krahëve të shajnë edhe të tutë.

Nuk është Ilir Demalia problemi yt! Është historia jote e njollosur e cila nuk korrigjohet. Atje në Amerikë kemi një gazetar dhe filozof, Fared Zakaria quhet. Ai shkruan në librin e tij me titullin e bukur: E ardhmja e Lirisë. " Askush nuk mund ta fshehë të kaluarën e tij".

Kjo ty të djeg, të përvëlon, do ta fshehësh, retushosh, do të vdesësh si hero...por nuk je i tillë, as ke qenë hero.

Ndaj strehohu në heshtjen tënde dhe mos e lodh mendjen e luajtur vendit! Kam keqardhje për ty. Nëse do kesh nevojë për një gotë ujë do ta jap në respekt të moshës, por me ujë...! Shplodhu plaku Berisha e nis shkruaj kujtimet para se koha fizike të të thotë, mbarova!

Sa zili më ke shoku sekretari Partisë...sa grotesk je katandisur!

Ke lëshuar një lukuni llumëhedhësish kundër meje të cilët dje ishin veglat qorre të sigurimit të shtetit, dhe prej vitesh janë brejtësit e demokracisë. Sulmi i tyre më bënë nder. U ka djegur fortë besa fillimi i revolucionit të dinjitetit!

Por e ardhmja është e lirisë!

Ju nuk keni lidhje me të!

P.S Të bëj një sfidë, shkoni dhe merreni në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, dokumentin që nuk keni pasur lidhje me Sigurimin! Ti qe  flet gjithë ditën për spiunë me lukuninë e qen-lehjenajës që ke pas me port-hale dhe rrjete sociale! Unë e kam bërë.

Tani vazhdo sa të duash me taborin e qen-lehjenajës tuaj, se unë nuk merrem më me ju.

Me (pa) respekt

Ilir Demalia

Lini një Përgjigje