TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2025, 19:26

Ngjela: Berisha e Malltezi do të dënohen, u sekuestrohen edhe pasuritë

Shkruar nga Pamfleti

Ngjela: Berisha e Malltezi do të dënohen, u sekuestrohen edhe

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisonon ‘Studio Live’ në Report Tv thotë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi do të dënohen për aferën Partizani.

Madje Ngjela tha se do të sekuestrohen edhe pronat që Berisha i ka vendosur përmes korrupsionit gjatë kohës që ishte kryeministër.

“Janë broçkulla, nuk e njihni Saliun. Politika e Saliut nuk e ka me opinionin publik. Ka krizë të brendshme dhe do të mbajë përkrahësit për ato arsye që ai rri në politikë. Të tjerat janë broçkulla. Është në proces penal, edhe sikur tre muaj të dënohet, Saliu ikën nga politika se nuk e lejon kushtetuta. Të shkojë të marrë pafajësi. Kush e merr në konsideratë nga ndërkombëtarët, ndërkohë që është në proces penal”, thotë Ngjela.

Ai shprehet se Berisha e mban Ramën në pushtet, pasi nuk largohet nga politika pasi e ka pushtuar Partinë Demokratike për interesin e tij personal.

“Saliu gënjen popullin kur flet për primare, Saliu është atje. Sa të jetë Saliu nuk del në pushtet. E mban Berisha në pushtet Ramën, se nuk ikën. Ata janë me Saliun, se fitojnë sa herë të duan. Nuk janë me Saliun se e kanë aleat. Saliu ka pushtuar një parti, e ka zënë me interesin e tij personal që të shpëtojë veten o të shpëtojë pronën, që e ka marrë me korrupsion ai dhe dhëndri i tij. Të dy në proces penal, nuk kanë shpëtim, edhe pronat do ua marrin edhe do dënohen. Kuptohet nga krimi për të cilën e kanë akuzuar”, tha Ngjela.

Lini një Përgjigje