TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Qershor 2023, 17:00

Anulimi i takimit nga Rama, reagon për herë të parë Kurti: Mbledhjet e qeverive s’mund të zëvendësohen me takime të kryeministrave

Shkruar nga Pamfleti

Anulimi i takimit nga Rama, reagon për herë të parë Kurti:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar për herë të parë anulimin e mbledhjes së dy qeverive, Kosovë-Shqipëri nga ana e palës shqiptare.

Duke folur para gazetarëve në Prishtinë pasi ka dhuruar gjak në tendën e vendosur në sheshin “Nënë Tereza”. Ai tha se anulimi ka ndodhur nga homologu i tij, Edi Rama, dhe sipas tij një gjë e tillë është e paarsyeshme.

Kurti ka thënë se mbledhjet e dy qeverive nuk mund të zëvendësohen me takime të kryeministrave, teksa shtoi se anulimi i mbledhjes së përbashkët nuk do të thotë asgjë sa i përket qëndrimit dhe sjelljeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo mbledhje është përgatitur muaj më parë dhe me kryeministrin Rama ne jemi në kontakt dhe takohemi shpesh, mirëpo mbledhjet e dy qeverive janë diçka tjetër, nuk mund të zëvendësohen mbledhjet e qeverive me takime të kryeministrave për shkak se ne duhej të nënshkruanim 13 marrëveshje”, ka thënë Kurti.

rama kurti kosova

Lini një Përgjigje