
Një incident ka ndodhur sot në veri të Kosovës, pasi 3 efektivë të policisë kufitare janë arrestuar nga forcat serbe.
Serbët pretendojnë se ata kishin hyrë në territorin e tyre, ndërsa policia e Kosovës në një deklaratë u shpreh se ushtria serb e ka kaluar në territorin e Kosovës afro 300 metra dhe ka bërë ndalimin e 3 efektivëve. Në video shihet që ata merren në automjete dhe mësohet se janë dërguar në Beograd.
Media serbe "Novosti" ka publikuar emrat dhe fotografitë e policëve të arrestuar. Bëhet fjalë për policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi.
Lini një Përgjigje