TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Qershor 2023, 14:29

“Të armatosur deri në dhëmbë”, media afër Vuçiçit: Tre policë të Kosovës janë arrestuar brenda territorit të Serbisë!

Shkruar nga Pamfleti

“Të armatosur deri në dhëmbë”, media afër

Media e afërt me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, “Novosti” shkruan se njësia speciale e Serbisë ka arrestuar sot në territorin e Serbisë, 3 pjesëtarë të forcave speciale të Republikës së Kosovës, të “armatosur deri në dhëmbë”.

Sipas “Novostit”, për këtë ngjarje është njoftuar me urgjencë kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiç, “i cili me marrjen e informacionit ka falënderuar nikoqirët e tij në ambasadën ruse, ku mori pjesë në pritjen me rastin e Ditës së Rusisë dhe menjëherë u drejtua për në Presidencë”.

Ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet e shtetit të Kosovës.

Qytetarë serbë kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës duke kundërshtuar kështu arrestimin e djeshëm të njeriut kryesor të të ashtuquajturës “Mbrojtja civile”, Milun Milenkoviç – Lune, ndërsa disa prej tyre kanë provokuar Policinë e Kosovës duke e quajtur “fashiste”. Pjesëtarët e Policisë kanë reaguar profesionalisht dhe nuk kanë rënë pre e provokimeve. Protestuesit serbë kanë bartur flamuj të Serbisë, me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe të ngjashme.

Ata kanë marshuar nga përmendorja e “Car Lazarit” deri tek cepi verior i Urës së Ibrit, dhe janë kthyer mbrapsht. Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë qenë prezentë në numër të shtuar si dhe karabinierët italianë, ndërkohë që gjithçka ka kaluar qetë dhe pa ndonjë incident.

media afër vuçiçit: tensionet ne veri kosova serbia

Lini një Përgjigje