TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Qershor 2023, 12:35

Fjalimi në Parlamentin Evropian, Osmani- serbëve: Republika e Kosovës është shtëpia juaj

Shkruar nga Pamfleti

Fjalimi në Parlamentin Evropian, Osmani- serbëve: Republika e


Në Parlamentin Evropian, presidentja Vjosa Osmani u është drejtuar serbëve duke thënë se Republika e Kosovës është shtëpia e tyre.

“Republika e Kosovës është shtëpia juaj. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që të sigurohemi se ndiheni të përfshirë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se integrimet euroatlantike janë synimet e vetme të Kosovës.

Osmani po ashtu ka folur për rastin e Vasfije Krasniqi-Goodmanit, që u bë gruaja e parë që publikisht foli për dhunimin e saj nga serbët në luftë, për gruan e fuqishme Fahrije Hoti nga Krusha e regjisoren Blerta Basholli si dhe Hana Qerimin, bashkëthemeluese e “Shkollës Digjitale”.

Osmani ka lavdëruar edhe Egzon Sylën, ushtarin e Kosovës që kontribuoi në shpëtimin e viktimave në rrënojat nga tërmeti në Turqi.

Ajo ka folur edhe për gazetaren ukrainase Lyudmila Makeyn, që u bë e para gazetare e strehuar në Kosovë, qëkur nisi pushtimi rus në Ukrainë.

Osmani gjithashtu përmendi emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqin, Nora Gjakovën e futbollistët e Kosovës si të rinjtë që përfaqësojnë Kosovën në gjithë botën.

 

fjalimi në parlamentin evropian osman

Lini një Përgjigje