TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Qershor 2023, 08:00

Rama anuloi takimin e dy qeverive, AAK kërkesë Kurtit: Jemi në situatë të rëndë, bashkëpuno me aleatët

Shkruar nga Pamfleti
Rama anuloi takimin e dy qeverive, AAK kërkesë Kurtit: Jemi në

Partia e Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që të bashkërendojë menjëherë veprimet me aleatët ndërkombëtarë.

Përmes një deklarate, AAK shkruan se Kosova nuk ka qenë asnjëherë në situatë më të rëndë politike dhe jo vetëm.

“Kosova asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të rëndë politike, diplomatike dhe të sigurisë sesa sot. Kërkojmë nga kryeministri Kurti që urgjentisht t’i bashkërendojë veprimet me aleatët ndërkombëtarë, me ShBA-të në veçanti, para se gjendja të eskalojë e të marrë kahje edhe më të rëndë”, thuhet në reagimin e AAK.

Ky reagim i partisë vjen pasi u bë me dije se mbledhja e dy qeverive u anulua. Kjo mbledhje ishte planifikuar të mbahej ditën e sotme në Gjakovë.

Kryeministri Rama, përmes një konference të jashtëzakonshme për mediat, i kërkoi Kurtit një tjetër formë takimi.

Pas kësaj konference, Qeveria e Kosovës ka deklaruar se mbledhja është anuluar në mënyrë të njëanshme nga Rama.

“Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

aak takim anulim rama kurti

Lini një Përgjigje