Situata në veriun e Kosovës ka qenë temë edhe në selinë e NATO-s sot (13 qershor 2023) pasi ambasadori Miroslav Lajçak, përfaqësues Special i BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd takoi zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoană,
“Selia e NATO-s, KFOR-i, aleatët si dhe Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja kanë qenë të palodhura në përpjekjet e tyre për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për t'i sjellë të dyja palët në tryezën e bisedimeve, në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Beogradi dhe Prishtina”, tha Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, thuhet në njoftimin zyrtar.
Geoana rikujtoi se “NATO ka qenë e përkushtuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor për dekada”
“Misioni ynë i KFOR-it në terren, me mbi 4 mijë trupa është demonstrimi më i fortë i këtij angazhimi, tha ai”
Më tej shtoi se misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe vazhdon të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1999.
Lini një Përgjigje