
Vetëm pak orë pas arrestimit të tre policëve kufitarë në veri, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndalojë menjëherë hyrjen e futjeve të mallrave serbe në Kosovë.
Ky vendim është futur në fuqi menjëherë, sipas medias kosovare “Koha”. Pavarësisht lajmeve ende nuk ka një konfirmim nga ana e qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë që vetëm pak minuta më parë Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të dënojë agresionin serb, ndërsa ka kërkuar urgjentisht lirimin e tre zyrtarëve policorë.
Për këtë rast ka reaguar edhe Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla të cilët kanë kërkuar nga organet ndërkombëtare lirimin e menjëhershëm të tyre. Gjithasht Policia e Kosovës pritet të mbajë konferencë për media në orën 17:00.
Lini një Përgjigje