TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2023, 22:50

Alibeaj flet për vendimin e Apelit: Nuk ndihem triumfalist, armiku jonë është Rama

Shkruar nga Pamfleti

Alibeaj flet për vendimin e Apelit: Nuk ndihem triumfalist, armiku

Deputeti Enkelejd Alibeaj thotë vendimi gjykatës për vulën e PD duhet të shihet si një akt përbashkues.

Në emisionin “Opinion”, Alibeaj theksoi se vendimi nuk ka ndryshuar asgjë në PD, pasi strukturat janë po ato që kanë qenë para vendimit të gjykatës.

Nuk komentoj vendimin e gjykatë sepse ai vetëm zbatohet. Nuk e komentoj dhe si një model se si një politikan nuk duhet të komentoj vendimet e institucioneve të tjera. Kur Gjykatat flasin të gjithë të tjerët duhet të heshtin. Nuk po flasim se mund të përçajë PD, ky është një vendim që asgjë nuk ka ndryshuat për PD edhe para datës 3. Strukturat janë po ato të para datës 3. Nuk ndihme triunfalist, përkundrazi ndiej një përgjegjësi të madhe. Ky vendim është një moment i mirë përbashkues, ku demokratët të kuptojnë që armiku i tyre është regjimi i Ramës dhe se ka vetëm një mënyrë për të luftuar, të bashkuar demokratët. Në aleancë të fortë me partnerët tanë me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE. Vetëm kjo aleancë dhe të bashkuar mund të mund regjimin e Ramës”, tha Alibeaj.

alibeaj apeli

Lini një Përgjigje