TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2023, 22:06

Grupi i Berishës refuzon bashkimin për zgjedhjet, Paloka: Më mirë bashkëpunojmë me Ramën sesa me Alibeajn!

Shkruar nga Pamfleti

Grupi i Berishës refuzon bashkimin për zgjedhjet, Paloka: Më

“Foltorja” ka deklaruar hapur se nuk do të bashkëpunojë me Alibeajn për zgjedhjet e 14 majit. Ka qenë Edi Paloka, i cili këtë mbrëmje i ftuar në një emision ka deklaruar hapur se ftesa e dërguar sot nga Alibeaj do të refuzohet.

Ai tha se më mirë do të ishte bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama se sa bashkëpunimi me grupimin e Alibeajt.

Vetëm fakti që ky propozim del nga goja e Alibeajt…Kandidatët kanë dalë nga vota e anëtarësisë. Kush do ti mbështesë është i mirëpritur. Kush mendon se është mashtruar edhe së fundmi nga Alibeaj është i ftuar të na bashkohet. Nëse na duhet të bashkëpunojmë me dikë për zgjedhjet më mirë bashkëpunojmë me Ramën. Pse duhet t’i biem nga Alibeaj për të arritur tek Rama?”, ka deklaruar ai.

Paloka deklaroi se vendimi i Apelit nuk e ka kapur pa përgatitur grupimin që ai përfaqëson, ndërsa shtoi se koalicioni do ndodhë për shkak se ka qenë gjithmonë një strategji e PD-së dhe jo për shkak të vendimit të Apelit.

Sipas tij grupimi i Enkelejd Alibeajt ka dorëzuar dokumente false dhe do jetë në dorën e KQZ-së për të zgjedhur se kë do regjistrojnë. Sakaq, Paloka zbuloi një episod ku pretendoi se ministrja Olta Xhaçka i ka treguar me mesazh ambasadorit të Serbisë në vend për vendimin e vulës së PD-së në gjykatë një javë para se të merrej.

paloka alibeaj rama

Lini një Përgjigje