
Rusia është “sy e veshë” në Mesdhe. Ndonëse lufta është në Ukrainë, anijet dhe nëndetëset e Moskës janë prezente shumë pranë territorit shqiptar. Madje nuk kanë munguar as incidentet.
Gazeta italiane “LaRepublica” shkruan se ka pasur shumë tension në brigjet e detit Jon, pasi Rusia po rrit prezencën detare dhe kjo ka krijuar alarm në NATO dhe SHBA.
Sipas gazetës italiane, një nga operacionet më tinëzare të muajve të fundit po zhvillohet mes Kalabrisë dhe ishullit të Korfuzit. Në fakt, satelitët tregtarë kanë zbuluar praninë e Kolës, një furnizues i ardhur ditët e fundit nga Oqeani Atlantik.
Ka shumë të ngjarë që ai t’i bashkohej korvetës raketore që ishte nisur nga baza siriane e Tartous. Sipas ekspertëve, hipoteza më e besueshme është se dy anijet ruse janë në gjurmët e aeroplanmbajtëses amerikane Bush, e cila aktualisht lundron në Adriatik në brigjet e Pulias.
Nuk është hera e parë që marina ruse e bën të ndjeshme praninë e saj në Mesdhe. Disa muaj më parë në Kanalin e Otrantos, disa anije ruse anashkaluan pikërisht ujërat që ruajnë TAP, gazsjellësin që sjell furnizim nga Azerbajxhani në Itali, të cilat zëvendësojnë ato ruse.
Ndërkohë nga aeroporti Sigonellas është nisur tashmë një P-72 i Forcave Ajrore Italiane që po monitoron situatën. Dhe nuk mbaron me kaq. Në fakt në brigjet e Siçilisë ndodhet anija Ammirgalio Kasatanov dhe cisterna Akademik Pashin. Patrulla e parë në Mesdhe për rreth 12 muaj. Është një nga anijet më moderne në flotën ruse. Dhe rusët nuk fshihen në det. Ata komunikojnë me bazën dhe gjithashtu dërgojnë një sinjal të qartë në NATO: ne jemi këtu në detin tuaj.
Lini një Përgjigje