
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar se si Rama mbron ministren Manastirliu. Ai në një intervistë u ndal dhe te situata në spitale, teksa u shpreh se ka urdhëruar SPAK-un të mos e prekin Manastirliun.
"I keni parë ato pamjet te Onkologjiku? Shqiptarëve duhet të mos ju ikë nga mendja tallja që bën ky me vdekjen. Në njërën anë onkologjiku, mungojnë ilaçet. Po pse mo fajin doktorët e kanë që s’ka ilaçe? Këta shkojnë gjithmonë atje ku u thotë kreu i organizatës. Se u thotë ati, shiko, ministren mos ma prekni. Dhe nga ana tjetër ky del uron ‘Vitin e Ri’ te kopshti ‘Edenit’ te kryeministria. Dhe mos harroni rastin e atij djalit të shkretë, që Bela mafia del me vello dhe kur kërkohet 1 minutë heshtje për atë djalin që është në Parlament", tha Ahmetaj.
Lini një Përgjigje