TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2025, 21:39

Arben Ahmetaj plas bombën: Shumica e deputetëve në PS mezi presin rrëzimin e Ramës, nuk e durojnë dot

Shkruar nga Pamfleti

Arben Ahmetaj plas bombën: Shumica e deputetëve në PS mezi presin

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar se pakënaqësi në PS kundër Ramës ka kapur majat. Sot ai u shfaq në një intervistë televizive, ku tha se ka ende kontakte me një pjesë të madhe të deputetëve të PS dhe u shpreh se shumica duan rrëzimin e Ramës.

Ti ke socialistë sot, më beso, komunikojnë me mua, socialistët, po flas për grupin parlamentar, një pjesë që është le të themi e vjetër, në kuptimin e eksperiencës, e vjetër në eksperiencë, të kapur për fyti, dikush i presuar, dikush i influencuar, dikush i lirë po revoltuar, një pjesë e tyre mezi presin që ky të bjerë. Është një ndjesi që dominon. Fola për Partinë Socialiste. Sot po të shikosh nga ana e partisë, të shikosh qeverinë, sot qeveria është formati 5D i bashkisë së Tiranës, po nuk është 5D, është 5B. Plaçkitësja më e madhe në historinë e Shqipërisë të buxhetit të shtetit, ka emëruar 5 ministra, dy në bashkëpunim me eksponentët, 5 ministra për të plotësuar zinxhirin e plaçkitjes”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje