
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, gjatë një interviste, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me mënyrën se si funksionon sot Partia Socialiste dhe sistemi politik në Shqipëri.
Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’, ai deklaroi se patronazhimi politik është kthyer në një mjet presioni dhe shantazhi ndaj qytetarëve dhe punonjësve të administratës.
“Sistemi i patronazhimit, që duhet të jetë një praktikë normale për çdo parti, është kthyer në sistemin e patronazhimit të bukës. Punonjësit e administratës kërcënohen për të siguruar vota. Kjo nuk është Partia Socialiste që unë njoh.
Është e turpshme që në vend të ndërtojmë një sistem të drejtë dhe demokratik, kemi përfunduar në këtë situatë,” u shpreh Ahmetaj.
Ai solli në vëmendje raste konkrete, duke përmendur se motra dhe kunati i tij janë kërcënuar për të marrë pjesë në takime jashtë vendit.
Lini një Përgjigje