TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2025, 21:45

“Kur të ngremë ne furtunën, ti do të fluturosh në qiell”, Ahmetaj tregon kërcënimet: Unë s’dilja i gjallë nga burgu, këtë e dinë të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

“Kur të ngremë ne furtunën, ti do të fluturosh në

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka vendosur të flasë sërish. Ai ishte sot te “Syri Tv”, ku tha se kërcënimet ndaj tij vijojnë. Ahmetaj tha se kërcënimi më i fundit ishte para 3 ditëve.

Ahmetaj: Kam marrë kërcënim para tre ditësh: Kur të të ngremë ne furtunën ti do të fluturosh në qiell. Më është thënë para tre ditësh si me të qeshur. Unë? Po mo po, në rregull në rregull, dakord, dakord, do fluturoj në qiell. Kam dyshime serioze që SPAK, Altin Dumani ka qenë pjesë dhe në dijeni të zhdukjes time. Unë s’dilja i gjallë nga burgu, këtë e dinë të gjithë tani.

Nga e more këtë kërcënim?

Ahmetaj: Nga të njëjtët njerëz. Do ishte fundit i fundit të botës nëse Altin Dumani do ishte pjesë, të nderua qytetarë, e kam thënë do kthehem, ore unë jam partizan Erion Veliaj të hetohet i lirë dhe të shkojë në gjykim i lirë, Benet Beci ashtu…e dini që mesatarja e paraburgimit në Shqipëri është 20-fish më e lartë se mesatarja europiane. Ramiz Alia kur vendi kishte 4.2 milin banorë la 6000 mijë të paraburgosur. E dini sa është sot, që jemi 1.5 milionë shqiptar, paraburgimi me SPAK ka shkuar në 6500 të paraburgosur.

46-milionë euro ka shkuar kostoja për të paraburgosurit. Pandëshkueshmëria është gjykata, jo SPAK. Apo sot që janë në të njëjtën godinë këta dhe gjykata vendos siç do SPAK.

Ka një pyetje vetëm për një rast: Kush i paguan 33 vjet jetë të 11 të të mbajturve në burg për 3 vjet me firmën e Altin Dumanit si grup i strukturuar kriminal dhe pastaj kanë dal të lirë 11x3 = 33 vjet jetë. Kush i paguan? Kanë dalë të lirë si të pafajshëm. Media serioze thotë ore si i trajton ti këta, për çfarë i çon në burg?

 

Lini një Përgjigje