
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka vendosur të flasë sërish. Ai ishte sot te “Syri Tv”, ku nuk ndali sulmet ndaj kryeministrit Rama. Sipas tij, koncesioni për TVSH-në ka qenë një skemë e porositur drejtpërdrejt nga Rama.
“Kalojmë te projekti i TVSH-së. Po e mbani mend, Saliu që nuk më është ndarë asnjëherë, ashtu siç e ka zakon me ato fjalët e rënda, “ty të ka vënë ministër financash që të bësh projektin e koncensionit të TVSH-së””, tha ai.
-Të ka akuzuar në Parlament...
Më ka akuzuar në Parlament dhe unë me naivitet kam bërë një be* për kokë të fëmijëve, po e mbani mend.
Unë ju them qytetarëve, po jo vetëm qytetarëve, por atyre që kuptojnë. Unë jam fiskalist dhe fiskalistët i konsiderojnë taksat të shenjta. E dinë të gjithë. Unë kam dëshmitarë Milva Ikonomin. Të nesërmen e ditës që jam nominuar kam patur një mëngjes me kryeministrin, kushti kryesor që unë të bëhesha ministër, 6 kondicione profesionale-politike, ishte, ky projekt nuk bëhet. Ky projekt shkon kundër interesave të qytetarëve, ky e shkatërron shtetin, ky cënon sigurinë kombëtare. E kam dëshmitarë Milvën dhe sekretaren e vet. Ka qenë kusht që policia të largohet nga kontrolli doganor. E di shumë mirë kryeminsitri çfarë ka ndodhur me naftën në dogana.
-Kryeministri e kishte si strategji, apo kishte edhe emra konkret kujt do ia jepte koncensionin e TVSH-së?
Ahmetaj: Sigurisht. Jam i bindur që kishte emra konkret, si gjithmonë, në të gjitha. Në të gjitha. Po flas për projektin. Projekti i TVSH ka ardhur i parashkruar drejtpërdrejt nga ai, dhe ishte projekt që cënonte sigurinë kombëtarë, fiskale dhe financiare.
Lini një Përgjigje