
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar aferën CEZ-DIA dhe thirrjen e Ilir Metës në SPAK pak ditë më parë.
Berisha tha se çështja është gjykuar një herë dhe se ka pasur të dënuar. Sipas tij, çështja ka prapavijë politike.
Berisha theksoi se dosja e CEZ-DIA kishte dalë në dritë dhe ishte bërë proces gjyqësor, kur Edi Rama e propozoi Ilir Metën për President.
“CEZ-DIA është një çështje e hetuar gjerësisht. Është një çështje për të cilën kanë bërë burg persona të implikuar për këtë çështje. Të mendoj unë se s’ka politikë këtu, unë naiv nuk jam. Dosja e CEZ-DIA kishte dalë në dritë dhe ishte bërë proces gjyqësor, kur Edi Rama e propozoi Ilir Metën për President. Çdo njeri ka të drejtën e ligjshme ta vlerësojë si një veprim politik.
Në qoftë se dokumentet tregojnë se Ilir Meta ka bërë një veprim të gabuar, unë nuk gjykoj që dosja të bëhej pa të dhe tjetri të dënohej me burg, unë nuk mund të besoj diçka tjetër. Ky është një gjah shtrigash që bën Edi Rama”, theksoi Berisha.
Lini një Përgjigje