TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2023, 12:22

Berisha sulmon SPAK: SKAP-i i partisë nuk i prek një qime Veliajt, kurse Millonai shpëtoi 'Don Lalën'

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon SPAK: SKAP-i i partisë nuk i prek një qime Veliajt,
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka sulmuar sërish SPAK.

Sipas tij, SPAK nuk guxon të prekë një qime Erion Veliajt për aferën me inceneratorët, ndërsa hodhi akuza edhe ndaj prokurores Enkeleda Millonai, që po heton ish kryeministrin dhe urdhëroi arrestimin e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për aferën e klubit Partizani.

Berisha tha se Enkeleda Millonai shpëtoi 'Don Lalën'(Qazim Sejdinin) nga afera me inceneratorët.

"Duke faktuar se çdo gjë kontrollohet nga Veliaj si sipërmarrës, sepse Veliaj djegësin e ka sipërmarrjen e tij.

Mirëpo këto dokumente dhe disa dokumente plotësuese, i ka SKAP-i i partisë. Por SKAP i partisë nuk guxon të lëvizë një qime në vjedhjen e shekullit.

Përkundrazi ka bërë hetim, edhe aty fund e krye me dirixhim të Edi Ramës. Duke filluar nga djegësi i Elbasanit, ku Don Lala ishte siç u përdor ky Lefteri, por Don Lalën e shpëtoi Millonai, që kishte dosjen e tij.

Don Lala përfaqësohej nga dy persona në autoritetin kontraktues dhe ishte garant i të gjithë skemës korruptive në Elbasan. Por ai nuk dënohet, dënohen të tjerë.

Këtu ka edhe dokumenta të tjera, por kjo është vetëm një copëz për t’iu rikthyer edhe njëherë vjedhjes së shekullit, vjedhje që jo vetëm nuk u hetua siç duhet, por u kompostua në mënyrën më kriminale nga SKAP-i i partisë.", tha Berisha.

 

 

spak berisha

Lini një Përgjigje