TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2023, 10:11

Turqia arrestoi Dritan Rexhepin, Balla 'mburret' nga Tirana 

Shkruar nga Pamfleti
Turqia arrestoi Dritan Rexhepin, Balla 'mburret' nga Tirana 
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e Dritan Rexhepit në Stamboll.

“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Arrestimi i personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare Dritan Rexhepi, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere, është një rezultat i rëndësishëm. Ditën e hënë do të takohem në Lion me drejtuesit më të lartë të Interpol për ta çuar në një nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar.”, shkruan Balla.

Turqia njoftoi sot arrestimin e Dritan Rexhepit, i njohur si kreu i një karteli droge me emrin “Kompania Bello” që transportonte lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës.

I shumëkërkuari në Shqipëri, Rexhepi ishte i shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës dhe trafik droge. Kërkohej edhe në Spanjë, Itali dhe Britani të Madhe për trafikun e kokainës.

Ministri turk i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

I shtrirë përtokë gjatë arrestimit, bosit të drogës iu gjetën edhe shuma eurosh dhe bizhuteri floriri dhe ora të shtrejta

Në Belgjikë, Holandë, Mbretëri e Bashkuar dhe në vendet e Amerikës Latine njihet si kreu I një prej grupeve të rrezikshme të trafikut të kokainës drejt Europës.

taulant balla arrestimi i dritan rexhepit

Lini një Përgjigje