
Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e komisionit për Çështjet Evropiane, teksa dhe kjo e fundit është shoqëruar me tensione dhe debate të shumta mes opozitës dhe mazhorancës.
Deputetët e PD, kanë vijuar edhe sot me bllokimin e mbledhjeve të komisioneve, praktikë që po e ndjekin prej më shumë se një jave.
Gjatë zhvillimit të mbledhjes së komisionit për Çështjet Evropiane, deputetët e Rithemelimit Saimir Korreshi, Oerd Bylykbashi dhe Lefter Gështenja kanë hyrë në sallë dhe kanë bërë të pamundur vijimin e mbledhjes duke goditur tavolinën.
Mbledhja është ndërprerë pasi këta të fundit nuk kanë lejuar zhvillimin e saj në kushte normale. Ata kanë ndjekur të njëjtin skenar si me komisione të tjera që janë zhvilluar në javët e fundit, që prej nisjes së “aksionit opozitar”, siç e konsiderojnë ata, kundër shkeljes së të drejtave kushtetuese nga ana e mazhorancës.
Më pas, Etilda Gjonaj e kaloi mbledhjen e komisionit online.

Lini një Përgjigje