
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se mazhoranca po i bën reklamë Sali Berishës, duke thënë se të gjitha trazirat në pralament i bën ish-kryeministri.
I ftuar në një emision televiziv, Manjani tha se duke qenë se një plak 80 vjeç po sjell vërdall mazhorancën, atëherë të gjithë të tjerët qenkan zero, duke iu drejtuar deputetit të PS, Arben Pëllumbi.
Pas kësaj Manjani nuk i kurseu as “mallkimet” për mazhorancën, e cila nuk i del dot përballë një burri 80 vjeç.
“Më pëlqen argumenti i mazhorancës, që të gjitha këto në parlament i bën Berisha. E po bravo i qoftë këtij Berishës, qenka kokrra e burrit, ne nuk e dinim që ishte kaq i fortë ky. Një burrë 80 vjeç. Qenka kokrra e burrit. Ju qenkeni një zero me xhufkë që një plak 80-vjeç po ju sjell vërdallë. Po i bëni reklamë atij, nuk e keni menduar mirë. Mazhoranca ka në dorë ushtrinë, policinë, patronazhistët dhe i sjell vërdallë një plak 80 vjeç. Ju shpëlaftë mortja atëherë! Ju keni marrë përsipër problemet e botës dhe ju sjell vërdallë plaku 80 vjeç”, tha Manjani.
Lini një Përgjigje