Ilir Meta ka një mal me dosje në prokurori dhe në fakt nuk e ka ai në dorë kandidimin, por e ka Altin Dumani...
Ilir Meta ka nisur fushatën për zgjedhjet që vijnë dhe sot ka paralajmëruar se do të garojë në Tiranë.
Në fundjavë e pamë në Kamëz të zhvillonte takime, teksa sot konfirmoi se do të dalë me listë më vete, ku dhe dukej i bindur se do të thyejë disa herë herësin. “Kush e vë në diskutim që unë do të jem kandidat për deputet në kryeqytet, bën gabim të madh dhe besoj se do ta thyej disa herë herësin”, tha Meta.
Lajmi mori dhenë dhe mediat pranë Metës e shitën me potencë se ai do të garojë në kryeqytet. Përveç faktit se nga President do katandiset në deputet, ka një element tjetër që të gjithëve u ka shpëtuar: SPAK.
Ilir Meta ka një mal me dosje në prokurori dhe në fakt nuk e ka ai në dorë kandidimin, por e ka Altin Dumani. Thuajse çdo ditë Iliri e sulmon dhe tall Dumanin, dhe arsyeja është pikërisht kjo, t’i bëjë presion që të mos ndërmarrë asnjë hap, të paktën deri në prag të zgjedhjeve. Por a do të dorëzohet Dumani përballë Ilir Metës?
Ka pothuajse 1 vit që në korridoret e SPAK qarkullojnë zëra se Ilir Meta do të arrestohet, por SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë hap. Së herë që Meta dëgjon se do të ketë lëvizje, hidhet në sulm dhe duket sikur prokurorët tërhiqen, duke mos dashur të trazojnë politikën. Por tani që jemi në sezon pushimesh, thuhet se një dallgë e madhe po afron. Ilir Meta asnjë ditë nuk e bën gjumin e qetë dhe e di se ndoshta kandidimi në zgjedhjet që vijnë do të jetë i pamundur.
SPAK po e heton për aferën CEZ-DIA, për lobimet në SHBA, ndërhyrjet estetike dhe për fshehje pasurie. Me gjithë këto akzua, Meta nuk mund të ketë fatin e Berishës, i cili është në arrest shtëpie dhe kjo nuk e ndalon kandimin.
Nëse SPAK ngre akuzë, me shumë mudësi Meta do të shkojë pas hekurave dhe ta harrojë kandidimin për deputet. Megjithatë, duket se tani topin e ka në dorë SPAK dhe janë ata që vendosin fatin e kreut të PL. /Pamfleti
Lini një Përgjigje