
Himara duket se është kthyer në një betejë për jetë a vdekje. Ndonëse Beleri u fut në qeli për manipulime dhe vjedhje votash, sërish kanë filluar manovrat.
Listat e zgjedhësve në Himarë janë shtuar me 311 vetë nga 2023 në 2024. Shifrën e bëri të ditur nënkomisionerja e KQZ-së Lealba Pelinku në mbledhjen e Komisionit Rregullator ku po diskutohej pr/vendimi “Për përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkinë Himarë, të datës 4 gusht 2024″
Pelinku e quajti ndryshim vlerash anormal, dhe se do të dërgojë një kërkesë për informacion tek Gjëndja Civile për të shpjeguar ndryshimin e vendbanimit të këtyre banorëve nga bashkitë e tjera në Himarë. Gjithashtu do të kërkohen dhe datat se kur janë bërë këto zhvendosje.
"Ajo që bie në sy, që është dhe gjetje e auditit, nëse krahasojmë ndryshimin e numrit të zgjedhësve, 2021 – 2023 rezulton që ka një ulje në vlerë absolute të 8 zgjedhësve, ndërkohë nga 4 prill 2023, lista përfundimtare për zgjedhjet e 14 majit, dhe 10 korrik 2024, për zgjedhjet në proces rezulton se ka një rritje 252 në vlerë absolute, por ajo që bie në sy është numri 311 i zgjedhësve që i është ndryshuar vendbanimi.
Pra nga bashkitë e tjera janë regjistruar në bashkinë Himarë. Nisur nga kjo gjetje. Kemi të bëjmë me një ndryshim vlerash anormal, nga -8 në 252 apo 311 që janë votues me vendbanim të ri në Himarë, jemi në fazën e të drejtuarit me shkresë tek Drejtoria e Përgjithshme me Gjendjen Civile për të pasur një informacion lidhur me datat se kur është miratuar kërkesa e këtyre zgjedhësve për të ndryshuar vendbanimin”, tha ajo.
Lini një Përgjigje