Presidenca ka bërë me dije se ndryshimet në qeveri janë në proces verifikimi, ndërsa kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve që të rrinë në gatishmëri për çdo orë kur mund të thirren.
Burime nga Presidenca bëjnë me dije se pak më herët ka patur një takim informal mes të propozuarës nga Rama për kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali dhe Presidentit të Republikës Bajram Begaj në zyrën e kreut të Shtetit.
Ky takim vjen në një moment kur Spiropali mban ende detyrës së Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, pasi Begaj ende nuk ka dekretuar ndryshimet në qeveri.
Kuvendi do të votonte sot në një seancë të jashtëzakonshme ndryshimet dhe emrat e rinj të kabinetit qeverisës por kjo seancë u shty për nesër për shkak se Presidenti ende nuk i ka dekretuar ndryshimet në qeveri.
Lini një Përgjigje